Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëvizja dhe ushqyerja, aleatë kundër plakjes së trurit, çfarë tregojnë studimet

    “Gjobë” mujore për çdo filial poste në Durrës, 1 milion lekë të vjetra për Fetah Matajn/ Dëshmitë në dosjen e SPAK zbulojnë skemën e presionit ndaj punonjësve

    Operacion në Kosovë kundër prostitucionit, identifikohen 155 gra nga Shqipëria në lokalet me muzikë “live”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Gjobë” mujore për çdo filial poste në Durrës, 1 milion lekë të vjetra për Fetah Matajn/ Dëshmitë në dosjen e SPAK zbulojnë skemën e presionit ndaj punonjësve
    Aktualitet

    “Gjobë” mujore për çdo filial poste në Durrës, 1 milion lekë të vjetra për Fetah Matajn/ Dëshmitë në dosjen e SPAK zbulojnë skemën e presionit ndaj punonjësve

    November 19, 2026
    Vodhën mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën. Arrest shtëpie për dy vartëset

    Një skemë e dyshuar gjobëvënieje ndaj punonjësve të Postës Shqiptare në Durrës, me pagesa mujore deri në 1 milion lekë të vjetra për çdo filial, është zbardhur në dokumentet hetimore për vjedhjen e miliona eurove nga fondet e pensioneve dhe ndihmës sociale. Sipas dëshmive të administruara në dosje, Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, dyshohet se u kërkonte para punonjësve nën presionin e transferimit ose largimit nga puna.

    Detajet dalin nga vendimi për shpalljen e moskompetencës për dosjen e vjedhjes së rreth 3.6 miliardë lekëve, e cila tashmë i është referuar SPAK-ut. Sipas materialeve hetimore të siguruara nga gazetari Elton Qyno, shumat që kërkoheshin nga filialet varionin nga 1 deri në 1.5 milionë lekë të vjetra dhe mblidheshin çdo muaj, me datë 5, për t’iu dorëzuar Fetah Matajt.

    Në skemë dyshohet se ishin përfshirë filialet e Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës, Shijakut dhe zonave rurale të qarkut. Punonjëset që merreshin me shpërndarjen e pensioneve dhe arkëtimin e pagesave, sipas dëshmive, detyroheshin të kontribuonin për të shmangur transferimin ose shkarkimin nga puna.

    Në dosje thuhet se në këtë praktikë ishte në dijeni edhe Elisabeta Mataj, e cila dyshohet se në disa raste i orientonte punonjëset që paratë t’ia dorëzonin bashkëshortit të saj.

    Mesazhi në WhatsApp që zbuloi skemën

    Një komunikim në aplikacionin WhatsApp, i gjetur në telefonin e sekuestruar të Valbona Dunit, ish-shefes së Financës në Postën e Durrësit, shërbeu si një nga indiciet që çoi në zbulimin e skemës së dyshuar.

    Mesazhi ishte dërguar më 8 korrik 2026 nga një punonjëse e filialit, me emrin Afërdita. Ajo i shkruante Dunit: “…Erdhi ai, i mori ato…”. Përgjigjja e kësaj të fundit ishte: “…Mos i hëngërt, ishalla…!”.

    Pas këtij komunikimi, prokurori Gazmend Frëngu mori në pyetje Afërditën, e cila në dëshminë e saj shpjegoi se bëhej fjalë për para të kërkuara nga Fetah Mataj.

    “Ky shtetas, pasi i është emëruar bashkëshortja si drejtoreshë, ka kërkuar nga të gjitha zyrat e Postës Shqiptare një shumë monetare në formën e gjobës financiare”, ka deklaruar ajo, sipas dosjes.

    Punonjësja ka treguar se kërkesa për para u ishte bërë arkëtareve që merreshin me shpërndarjen e pensioneve në qarkun e Durrësit. Ajo ka përshkruar edhe presionin që, sipas saj, kishte nisur pas emërimit të Elisabeta Matajt në krye të institucionit.

    “Që nga emërimi i shtetases Elisabeta Mataj kemi qenë në një presion të vazhdueshëm për dhënien e shumave monetare në formën e gjobës. Këtë gjë e kemi bërë pasi jemi vënë të gjitha nën presion për transferim nga vendi i punës deri tek shkarkimi”, ka dëshmuar Afërdita.

    Dyshimet për shpenzimin e parave në kazino

    Një tjetër element i përfshirë në materialet hetimore lidhet me destinacionin e parave të përfituara. Sipas hetimit, një pjesë e konsiderueshme e shumave të dyshuara si të vjedhura dhe të mbledhura përmes gjobave mujore është shpenzuar nga çifti Elisabeta dhe Fetah Mataj në një kazino të njohur në qendër të Tiranës, ku ata rezultonin të regjistruar si lojtarë.

    Për këtë veprimtari, ndaj Fetah Matajt është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”.

    Dosja tashmë ndodhet në SPAK, ku hetimet po zhvillohen për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Në fokus të hetimeve është edhe deputetja socialiste e Durrësit, Etleva Budini, e cila ka drejtuar Postën e Durrësit për më shumë se katër vjet.

    Sipas dyshimeve të prokurorisë dhe auditimit financiar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës në Tiranë, përvetësimi i parave mund të ketë nisur që gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Budini. Për shkak të statusit të saj si deputete, çështja ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.

    Nën hetim janë vendosur katër persona: ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Fetah Mataj. Burimet e dosjes bëjnë me dije se rrethi i personave që mund të përfshihen në hetim pritet të qartësohet nga veprimet e mëtejshme të SPAK-ut.

    Ndërkohë, raporti financiar i përditësuar e ka çuar vlerën e parave të dyshuara të përvetësuara në rreth 3.6 miliardë lekë, nga rreth 700 milionë lekë që ishte raportuar fillimisht. Përveç fondeve të pensioneve dhe ndihmës sociale, dyshohet se janë përvetësuar edhe pagesa të tjera të qytetarëve, përfshirë tarifat për Kadastrën, detyrimet arsimore, pagesat doganore dhe taksa të ndryshme.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëvizja dhe ushqyerja, aleatë kundër plakjes së trurit, çfarë tregojnë studimet

    November 19, 2026

    “Gjobë” mujore për çdo filial poste në Durrës, 1 milion lekë të vjetra për Fetah Matajn/ Dëshmitë në dosjen e SPAK zbulojnë skemën e presionit ndaj punonjësve

    November 19, 2026

    Operacion në Kosovë kundër prostitucionit, identifikohen 155 gra nga Shqipëria në lokalet me muzikë “live”

    November 19, 2026

    Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për zgjedhjet lokale të 9 majit

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.