Shteti i Ramës/ Policia nuk lejon më as protestën paqësore para kryeministrisë! Hidhet spraj edhe drejt medies

20:35, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka vijuar strategjinë e ndalimit të protestës para kryeministrisë edhe pse ajo është paqësore.

Një kordon policor tenton të pengojë protestuesit të afrohen tek kryeministria, ndërsa i shtyn në trotuarin përballë godinës.

Protestuesit kanë thirrur me zë të lartë ‘terrorista’ pasi po u pengohet e drejta e tyre për të protestuar.

Kur marshimi mbërriti në bulevardin ‘Dëshmorët  Kombit’, pa u afruar ende kryqëzimit protestuesit u përballën me kordon policor. Këta të fundit kanë hedhur spraj që të shpërndahen protestuesit.

“Është hedhur sasi e madhe sprej dhe disa protestues nuk janë ndjerë mirë. Nuk janë kursyer as fëmijët’ raporton live gazetari i Syri Tv, Albi Rakip. Edhe grupi i xhirimit i Syri Tv i cili po ndiqte zhvillimet u prek nga ky sulm me spraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco