VIDEO/ Beqiraj: Mazniku ngatërron kursin e këmbimit me mirëqenien, paga në euro nuk tregon pasurinë reale

VIDEO/ Beqiraj: Mazniku ngatërron kursin e këmbimit me mirëqenien, paga në euro nuk tregon pasurinë reale

20:32, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zv/ministrja e Financave në qeverisjen Rama, Irena Beqiraj, ka ironizuar qëndrimet e Arbjan Maznikut lidhur me pagat dhe kursin e këmbimit, duke theksuar se vlera e pagës e shprehur në euro nuk është tregues i mirëqenies reale të qytetarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Beqiraj i referohet ekonomistit dhe fituesit të çmimit Nobel, Milton Friedman, duke sjellë në vëmendje një prej qëndrimeve të tij mbi raportin mes pagave dhe çmimeve.

‘Milton Friedman thoshte: ‘Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur edhe duke marrë dyfishin e parave, nëse duhet të paguajë dyfishin e çmimeve’’, shkruan Beqiraj.

Ajo ironizon Maznikun, duke thënë se për të nuk ka rëndësi se çfarë mund të blejë një punëtor me pagën e tij, por vetëm sa euro vlen ajo në letër.

‘Friedman ishte nobelist në ekonomi. Mazniku nuk është ekonomist, por ka një makinë llogaritëse dhe shumë vetëbesim’, shprehet ish-zëvendësministrja

Reagimi i Irena Beqiraj:

Milton Friedman thoshte: ‘Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur edhe duke marrë dyfishin e parave, nëse duhet të paguajë dyfishin e çmimeve.’

Për Maznikun,  nuk ka rëndësi çfarë blen punëtori me pagën e tij, por sa euro vlen ajo në letër!

Friedman ishte nobelist në ekonomi. Mazniku nuk  është ekonomist por ka një makinë llogaritëse edhe shumë vetëbesim.  Ai ndoshta jo fare pa dashje ngatërron pjesëtimin me zhvillimin dhe kursin e këmbimit me mirëqenien.

Friedman si askush tjetër mund ti shpjegonte se kursi i këmbimit nuk është mirëqenie, paga e shprehur  në euro nuk është pasuri,  dhe propaganda nuk është ekonomia reale.

Por edhe po të ngrihej nga varri, vështirë se do të merrte përsipër t'ia shpjegonte këto Maznikut, sepse asnjë shpjegim apo argument nuk mund të mbushë boshllëkun e mungesën e vullnetit të socialistëve për të thënë të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco