Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koalicioni AMA kundër piraterisë televizive prezanton platformën e re, kërkon bashkëpunim me operatorët

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Koalicioni AMA kundër piraterisë televizive prezanton platformën e re, kërkon bashkëpunim me operatorët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftoi nisjen e një koalicioni kundër piraterisë audiovizive për të përballuar rritjen e rasteve si pasojë e zhvillimit të teknologjisë. Nisma synon bashkëpunimin me operatorët e ligjshëm të tregut për të mbrojtur të drejtat e transmetimit, investimet në përmbajtje dhe konkurrencën e ndershme, përmes një memorandumi bashkëpunimi që Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ftoi subjektet t’i bashkohen.

Sipas Krasniqit, me nënshkrimin mbajtësit e të drejtave angazhohen të raportojnë shpejt dhe me dokumentacion të plotë. Nga operatorët pritet të caktojnë një kontakt që mund të vërë në lëvizje ekipin teknik, të zbatojnë masën sipas njoftimit të AKEP-it dhe të raportojnë me saktësi rezultatin. AMA merr përsipër të verifikojë ankesën, ta referojë dhe ta ndjekë deri te verifikimi i zbatimit. Përfaqësuesit ligjorë të ofruesve të shërbimit të internetit ftuan në memorandum AKEP-in si institucioni mbikëqyrës i telekomunikacionit.

Nisma mbështetet në veprimtarinë e mëparshme të AMA-s kundër piraterisë audiovizive. Sipas të dhënave të institucionit për vitin 2026, deri në periudhën e raportimit janë kryer 222 inspektime në terren dhe janë vendosur 11 gjoba, pesë prej tyre për mosrespektim të të drejtave të transmetimit. Pas raportimeve të strukturave të AMA-s, janë mbyllur 32 serverë të paautorizuar dhe janë hequr tri aplikacione; gjithashtu janë kryer tri sekuestrime të pajisjeve të përdorura për veprimtari pirate.

Për të lehtësuar njoftimin dhe ndjekjen e rasteve, AMA prezantoi Platformën Elektronike të quajtur PENPA, detajet e së cilës do të bëhen të ditura gjatë takimit që pritet të organizohet në kuadër të iniciativës.

Previous Post

Analizë: Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al