• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

by Sport Sport
November 19, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, ka shprehur publikisht mbështetjen për protestuesit shqiptarë, gjatë një prononcimi nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.

Thunberg deklaroi se nuk është hera e parë që merr pjesë në protesta në Shqipëri, ndërsa u shpreh se zhvillimet në vend po ndiqen edhe jashtë kufijve dhe se rezistenca e qytetarëve shqiptarë po shërben si frymëzim për lëvizjet e tjera rinore.

Duke iu referuar protestës së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, aktivistja e cilësoi atë si një rezistencë kundër korrupsionit qeveritar, dhunës dhe asaj që ajo e përshkroi si shitje të vendit te imperialistët.

“E gjithë bota është duke e ndjekur dhe është frymëzuar nga lidershipi që populli shqiptar ka treguar gjatë ‘Revolucionit të Flamingove’, që në fakt duket si një rezistencë kundër korrupsionit të qeverisë, dhunës dhe kundër shitjes së vendit të tyre te imperialistët. Bota po ndjek atë që po ndodh dhe unë jam krenare që jam këtu”, u shpreh Thunberg.

Ajo theksoi gjithashtu se betejat për liri në vende të ndryshme janë të ndërlidhura dhe se protestat e të rinjve po krijojnë një valë globale solidariteti.

“Të gjitha betejat tona janë të lidhura dhe ne e dimë që beteja e shqiptarëve për liri është e lidhur me të gjitha betejat tona për liri.

Ne po përjetojmë një valë globale protestash të udhëhequra nga të rinjtë, që po frymëzohen nga njëri-tjetri, edhe nga guximi dhe rezistenca që populli shqiptar ka treguar. Është e rëndësishme të tregojmë solidaritet me njëri-tjetrin”, deklaroi aktivistja.

E pyetur për dhunën policore ndaj protestuesve, Thunberg argumentoi se represioni është tregues i ndikimit që, sipas saj, kanë protestat.

Ajo shtoi se pamjet e përplasjeve dhe të ndërhyrjes së policisë po qarkullojnë ndërkombëtarisht.

“Po tregohet se njerëzit kanë një impakt, sepse ndryshe nuk do të ushtrohej ky represion. Bota po ndjek të gjitha pamjet që po shpërndahen për dhunën e paprecedentë nga policia dhe shteti”, u shpreh Greta Thunberg.

 

Previous Post

Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

November 19, 2026
Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

November 19, 2026
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

November 19, 2026
Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

November 19, 2026
Besart Xhaferri largohet nga drejtimi i FRPD-së

Besart Xhaferri largohet nga drejtimi i FRPD-së

November 19, 2026
Dyshime për kontrabandë në portin e Durrësit, zbulohen 16.8 tonë karburant të padeklaruar

Dyshime për kontrabandë në portin e Durrësit, zbulohen 16.8 tonë karburant të padeklaruar

November 19, 2026
“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka frikë, po i vjen fundi! E kanë të kotë reprezaljen policore, frika është vrarë

“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka frikë, po i vjen fundi! E kanë të kotë reprezaljen policore, frika është vrarë

November 19, 2026
Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

November 19, 2026
“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

November 19, 2026
Hakerat godasin Komisionin Evropian, dyshohet për vjedhje të të dhënave personale

Hakerat godasin Komisionin Evropian, dyshohet për vjedhje të të dhënave personale

November 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL