Pa asistencë dhe pa pajisje ndihmëse, por me një pendë të vetme (monofin), ukrainasja Natalia Zharkova ka vendosur rekordin e ri botëror për femra në apne (pa bombola oksigjeni), duke arritur në një thellësi prej 124 metrash.
Në këtë mënyrë, Zharkova e përmirësoi me një metër rekordin e mëparshëm, i cili qëndronte i paprekur prej gati tre vjetësh e gjysmë.
Arritja historike u regjistrua gjatë garës ndërkombëtare “Blue Element”, të zhvilluar në brigjet e ishullit Dominika.
Ky është rekordi i parë botëror i Zharkovës në disiplinën e zhytjes me monofin dhe rekordi i nëntë botëror në karrierën e saj sportive.
Ukrainasja ka regjistruar edhe arritje të tjera të jashtëzakonshme.
Në muajin gusht, për shembull, ajo theu rekordin botëror në disiplinën e zhytjes në liri (Free Immersion), duke arritur thellësinë prej 107 metrash në Kampionatin Botëror të Sporteve Nënujore (CMAS), të zhvilluar në Roatan, ishullin e Hondurasit.
© SYRI.net
Voltemade thyen heshtjen pas përjashtimit nga Gjermania
Barcelona piketon talentin e Cagliarit, skautët ndjekin nga afër mbrojtësin 20-vjeçar
Mijatoviç paralajmëron Realin: Nëse nuk fiton trofe, Vinicius mund të shitetBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: