Pas marshimit që zgjati disa orë në rrugët e Tiranës, protesta është zhvendosur sërish në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë.
Me thirrjet “Rama ik” dhe kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, qytetarët po tentojnë të rikthehen në vendin ku kërkuan të protestonin që në nisje të tubimit.
Gjatë mbrëmjes, lëvizja e protestuesve nëpër kryeqytet u shoqërua edhe me tensione, pasi përpjekjet për t’iu afruar godinës qeveritare u përballën me kundërshtimin e efektivëve të Policisë.













