Conte zbulon pse u largua nga Interi pas Scudettos: Më thanë se çdo lojtar mund të shitej

Në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, trajneri italian Antonio Conte ka rikthyer në vëmendje periudhën e tij te Interi, duke treguar arsyet që e çuan fillimisht te klubi zikaltër në vitin 2019 dhe më pas e shtynë të largohej menjëherë pas fitimit të titullit të Serie A në sezonin 2020/21.

Conte shpjegoi se drejtuesit e atëhershëm të Interit kishin një synim të qartë: t’i jepnin fund dominimit të Juventusit në futbollin italian dhe ta kthenin skuadrën zikaltër në nivelet më të larta edhe në Evropë.

Të lidhura

None found

“Beppe Marotta dhe Steven Zhang erdhën tek unë dhe më thanë: ‘Duam të na rikthesh te fitoret. Nuk e kemi fituar kampionatin prej dhjetë vjetësh, duam t’i japim fund dominimit të Juventusit në Itali dhe të imponojmë veten edhe jashtë vendit’”, kujtoi Conte.

Ai shtoi se qëllimi ishte i përbashkët dhe se të dyja palët nisën një projekt të ri me të njëjtin objektiv. “Në çdo situatë, unë jam ashtu siç më shihni. Nëse jemi duke shkuar në një drejtim të caktuar dhe kemi rënë dakord për të, atëherë duhet ta ndjekim atë rrugë”, theksoi trajneri.

Megjithatë, edhe pse e përmbushi këtë objektiv duke i dhuruar Interit titullin e Serie A në sezonin 2020/21, Conte vendosi të largohej. Ai tregoi se arsyeja kryesore ishte ndryshimi i planeve të klubit për të ardhmen, përfshirë mundësinë që disa lojtarë kyç të shiteshin gjatë verës.

“U largova nga Interi sepse sapo kishim fituar Scudetton dhe patëm një takim ku më thanë se praktikisht çdo lojtar mund të shitej gjatë verës”, rrëfeu ai.

Në të njëjtën intervistë, Conte foli edhe për mundësinë e rikthimit te Juventusi. Ai zbuloi se kishte qenë pranë një ribashkimi me klubin torinez në dy raste, por në fund drejtuesit kishin zgjedhur trajnerë të tjerë.

Në vitin 2019, kur Conte ishte pa kontratë, Juventusi vendosi të emëronte Maurizio Sarri, dhe pas kësaj italiani përfundoi te Interi.


Shtuar më 19.11.2026 21:32

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş