Skandali në Postën e Durrësit , Ferhati: Është vepruar si grupi i strukturuar kriminal! Daci: Do të shkojë në nivel politik

Vjedhja në Postën e Durrësit, grupi i strukturuar kriminal”, është një nga temat e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Gazetari Eni Ferhati e cilësoi ngjarjen si veprim të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, gazetarja Glidona Daci hodhi dyshime se dëmi mund të jetë më i madh dhe se hetimi mund të shkojë në nivel politik.
Pjesë nga intervista:
Eni Ferhati: Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. E paimagjinueshme që në një institucion si Posta të vidhen miliona euro, 700 mijë euro. Në këtë rast kanë dështuar të gjithë filtrat, e kanë konsumuar disa herë veprën penale, sepse ka qenë e shtrirë në kohë. Si ka mundësi që filtrat nuk e kanë zbuluar. Fakti që SPAK e ka regjistruar, do të thotë se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal.
Daci: Çështja është e regjistruar nga SPAK. I është kërkuar prokurorisë së Durrësit ekspertimi i tre faturave të ndryshme. Rezulton se ka qenë zonja Valbona Duni që ka firmosur edhe lëvrimin e parave edhe tërheqjen e tyre nga banka. Pra mendohet se të mos ketë patur dijeni zonja Elisabeta Mataj, ish-drejtoresha e postës në 6 muajt e fundit. Në ambientet e postës ka pagesa për gjobat e policsë, faturave të ujit, të energjisë, kuponëve të mjeteve të identifikimit. Dëmi që mund t’i jetë shkaktuar buxhetit dhe personave do të thotë se dëmi është shumë herë më i madh. Goditja do të shkojë edhe në nivele të larta, nivel politik.
/vizionplus.tv




