Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja nga Pogradeci, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh
Moti i keq ka përfshirë gjatë pasdites së sotme qytetin e Kukësit dhe zonat përreth, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike.
Në qytetin e Kukësit janë regjistruar ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, të cilat zgjasin nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa situata paraqitet më problematike në zonat rurale.
Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e njësive administrative vijon të jetë pa energji elektrike.
Stuhia është shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë ndikuar në furnizimin normal me energji elektrike.
Ndërprerjet vijojnë edhe në këto momente, ndërsa pritet përmirësimi i situatës dhe rikthimi i furnizimit normal me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.
Top Channel