Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja nga Pogradeci, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh

19/11/2026 21:41
foto ilustruese

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Bëhet fjalë për 80-vjeçaren Zhuljeta Ruvina, e cila, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e saj dhe kanë njoftuar Policinë. Pas hapjes së derës së banesës, është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë. Mësohet se 80-vjeçarja jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë shtetit.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas procedurave përkatëse.

Top Channel