Ramosaj takon përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutojnë për zhvillimin e Deçanit

Zhvillimi ekonomik, sfidat me të cilat përballet Komuna e Deçanit dhe prioritetet institucionale ishin në fokus të takimit të kryetarit Bashkim Ramosaj me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në takim, Ramosaj priti Robert Keane dhe Andriana Sarić, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës amerikane.
Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, gjatë takimit u diskutua për politikat lokale dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të komunës.
Ramosaj i falënderoi përfaqësuesit amerikanë për vizitën dhe interesimin ndaj zhvillimeve në Deçan.
Nga
Telegrafi
5 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































