Pogradec, 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh

Aktualitet

Publikuar: 19/11/2026

Pogradec, 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh

Pogradec: Gjendet e pajetë 80 vjeçarja në lagjen nr 1 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 80 vjeçarja Zhuljeta Ruvina mund të kishte ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë e pas hapjes së derës u konstatua e pajetë. 80 vjeçarja jetonte e vetme pasi fëmijët i kishte jashtë shtetit. Policia po kryen veprimet për rastin.