Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka dhënë detaje nga aktiviteti i organizatës Çopja-Çela, që “mbytën” Europën me kokainëm, por në fakt Lala tha se kanë qenë dy grupime të ndryshme, me tipare të ndryshme, që bashkëpunuan në një moment të caktuar.
“Dua të ndalem te një radiografi e grupimeve. Ervis Çela është përfshirë në trafik bashkë me tre vëllezërit e tij, dy prej të cilëve të arrestuar.
Franc Çopja bashkëpunonte me vëllain, Hajdar Çopja dhe anëtarë të grupit nga Elbasani. Ervis Çela është larguar në Itali prej vitesh. Më pas largohen në Paraguaj. Aty lidhen me bosë të trafikut dhe nisin trafikun. Ka qenë i apasionuar edhe pas avionëve, fluturonte vetë.
Ervis Çela qëndroi në Paraquaj, i nevojitej ortak, gjeti një tjetër grupim.
Nga ana tjetër Çopja e ka nisur aktivitetin ne Britani, bashke me Indrit Alibej. Çopja bënte trafik droge dhe përplasej me grupin e Alibej dhe nga ana tjetër kishte bashkëpunim edhe me grupe të tjera. Ka bashkëpunuar fillimisht me Ervis Çelën në fund të 2019. Ai korruptonte zyrtarë shumë të lartë në portet e vendeve të BE. Po ashtu kishte bazë të fortë për shpërndarjen e narkotikëve në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu lindi bashkëpunimi mes tyre.
Fillimisht SPAK goditi Franc Çopjan. Ata dyshohen për 6-7 vrasje, por nuk identifikohej dot grosisti. Kokaina sigurohej nga Ervis Çela në Paraguaj. Ka qenë një pakujdesi e vogël me fëmijët që ka identifikuar Ervis Çelën. Ku ndryshojnë këto dy grupime?
Ka ngjashmëri të kartelit, por ka edhe veçanti. Ervis Çela pilotonte drogën me avion. Ai nuk ka kryer vrasje. Por Çopja dyshohet për urdhërimin e 6-7 vrasjeve. Janë të ndryshëm.
Çopja ishte ekzpozuar në jetën e luksit në Dubai, investimet, bshkëpunonte me grupet marokene. Çela nuk punonte me marokenët, por njerëz më të rëndësishëm, të kërkuar edhe nga DEA.
Hajdar Çopja është larguar nga Dubai dhe dyshohet të jetë larguar drejt Russië. Kërkohen edhe nga Belgjika.
Për herë të parë grupi Çopja, përdori dy mënyra pastirmit të parave, lingotat e arit që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Edhe e dyta, i vetmi grupim që ka dy kriptomonedha të bllokuara në Belgjikë. SPAK ka identifikuar dhe bllokuar 9.1 mln euro, problemi është që pasuritë e këtij fliten në miliona e miliona euro. Llogarite që aktiviteti i tyre ka vijuar.
Dy grupimet tashmë janë në përplasje shumë të ashpër me njëra tjetrën”, deklaroi Lala.













