Mosha është thjesht një numër dhe këtë e dëshmon më së miri një 75-vjeçare nga Kukësi, e cila është kthyer në protagonistën e një momenti që po tërheq vëmendjen.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, zonja Xhemile shfaqet duke kërcyer në një dasmë të zhvilluar në Tiranë më 14 nëntor, me një energji që do ta kishin zili edhe shumë të rinj.
E veshur me kostum tradicional, me shami të bardhë në kokë dhe një shami të kuqe në dorë, 75-vjeçarja nuk ndalet për asnjë moment. Ajo ndjek ritmin e muzikës, hedh hapa të shpejtë, rrotullohet dhe kërcen me një gjallëri që tërheq vëmendjen e të pranishmëve.
Pranë saj kërcejnë edhe zonja të tjera, por Xhemilja arrin të marrë gjithë vëmendjen me spontanitetin dhe energjinë e saj.
Pamjet janë një kujtesë e bukur se gëzimi për jetën nuk njeh moshë dhe se dëshira për të festuar nuk shuhet me kalimin e viteve.
Në moshën 75-vjeçare, gjyshja nga Kukësi ka një mesazh të thjeshtë, por që nuk ka nevojë për shumë fjalë: për sa kohë ke energji dhe dëshirë për të jetuar, muzika nuk duhet të ndalet!