Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush do bjerë, Rama apo protesta?

'IA dhe Ukraina...' Trump zbulon detaje nga biseda me Xi Jinping dhe Putin: Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm

'IA dhe Ukraina...' Trump zbulon detaje nga biseda me Xi Jinping dhe Putin: Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm

21:55, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump, e vlerësoi maksimalisht takimin e tij në Kinë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, duke e cilësuar me notën 12 në një shkallë vlerësimi që shkon deri në 10. Këtë deklaratë ai e bëri të enjten, në një intervistë telefonike për NBC News me korrespondentin e Shtëpisë së Bardhë, Gabe Gutierrez.

“Mendoj se ishte 12. Në një shkallë nga zero në 10, mendoj se ishte 12. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm... U krijuan marrëdhënie fantastike”, deklaroi Trump, sipas gazetarit.

Presidenti amerikan zhvilloi fillimisht takime të ndara me secilin prej dy liderëve, përpara se të tre të merrnin pjesë në një samit historik trepalësh.

I pyetur se çfarë kishte diskutuar me homologun kinez, Trump foli për inteligjencën super (SI), termin që ai preferon të përdorë në vend të inteligjencës artificiale (AI).

“Folëm për inteligjencën super dhe ramë dakord se të dy jemi shumë të interesuar për të, por mendojmë gjithashtu se vendosja e disa kufizimeve mbrojtëse, të paktën në një nivel minimal, është diçka pozitive”, mësohet të ketë thënë Trump.

“Ne jemi shumë përpara në inteligjencën artificiale. Kam folur për këtë me presidentin Xi. Të dy duam rregulla të moderuara për arsye sigurie dhe do të bashkëpunojmë për hartimin e rregullave të arsyeshme”, tha Trump për Fox News.

Ai shtoi se është dakord me vendosjen e kufizimeve, për sa kohë ato janë të arsyeshme dhe nuk dëmtojnë vlerën ekonomike të sektorit.

“Mendoj se kjo është në rregull nëse rregullat janë të arsyeshme, por jo nëse do të shkatërrojnë triliona dollarë vlerë”, përfundoi presidenti amerikan.

Sa i takon presidentit rus Vladimir Putin, Trump tha se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndërkohë në një bisedë telefonike me korrespondenten e Fox News në Shtëpinë e Bardhë, Aishah Hasnie, gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One, Trump zbuloi se kishte zhvilluar bisedime shtesë me Putinin, pasi gazetarët ishin larguar nga takimi trepalësh në Kinë.

“Putini tani dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe shpresoj që edhe Zelensky të dëshirojë të njëjtën gjë. Mendoj se edhe ai e dëshiron”, deklaroi Trump, duke iu referuar presidentit rus.

Ndërsa lidhur me vendimin për t'u marrë telefonat celularë anëtarëve të grupit të gazetarëve që udhëtonin me Air Force One, gjatë fluturimit të kthimit drejt Uashingtonit, Trump u shpreh se masa ishte marrë për arsye sigurie.

“Duam të jemi të kujdesshëm dhe nuk donim që njerëzit të kishin telefona në momentet kur nuk duhet t'i përdornin. Prandaj treguam shumë kujdes”, deklaroi presidenti amerikan, shkruan Fox News. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco