Bayern Munich është klubi i Bundesligës që shpenzon më shumë për pagat e futbollistëve.
Në krye të listës së lojtarëve më të paguar qëndron Harry Kane, i cili pas rinovimit të kontratës përfiton rreth 29 milionë euro në vit.
Pas sulmuesit anglez renditet Jamal Musiala, me një pagë vjetore që kalon 25 milionë euro, duke u pozicionuar mes futbollistëve më të paguar të gjigantit bavarez.
Sipas “Sport Bild”, në kategorinë e lojtarëve me pagat më të larta bëjnë pjesë edhe disa prej titullarëve kryesorë të skuadrës, me përfitime që variojnë nga 15 deri në 20 milionë euro në vit.
Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies përfitojnë rreth 20 milionë euro secili, ndërsa Min-jae Kim fiton afërsisht 17 milionë euro në vit.
Një kategori më poshtë renditen Michael Olise dhe Luis Díaz, me rreth 14 milionë euro secili.
Ndërkohë, Jonathan Tah dhe Konrad Laimer përfitojnë nga rreth 12 milionë euro në vit.
Shifrat tregojnë fuqinë financiare të Bayern Munich, që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për të mbajtur në skuadër futbollistët më të rëndësishëm dhe për të konkurruar në nivelet më të larta të futbollit evropian.
© SYRI.net
‘Ti je pasardhësi i djalit tim’/ Nëna e Messit surprizon yllin e ri të Argjentinës
Voltemade thyen heshtjen pas përjashtimit nga Gjermania
Barcelona piketon talentin e Cagliarit, skautët ndjekin nga afër mbrojtësin 20-vjeçarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: