Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata para Kryeministrisë, Policia përdor spray lotsjellës ndaj protestuesve



Situata është tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku efektivët e Policisë kanë ndërhyrë me spray lotsjellës ndaj protestuesve që tentuan të çanin kordonin policor.

Ndërhyrja ka shkaktuar shqetësime shëndetësore te disa qytetarë, të cilët kanë kërkuar ndihmë në vendngjarje.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë për News24, gazetari Osman Stafa raportoi se disa protestues ishin ndier keq dhe se atyre u ishte dhënë ndihmë me solucion fiziologjik.

Ndërkohë, protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.