Politikë
Këlliçi: PD u bën thirrje simpatizantëve t’i bashkohen protestës së 28 nëntorit pa flamuj partiakë

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, tha se PD-ja do të jetë në protestë.
Ai tha se më 28 nëntor është thirrur një tjetër protestë kombëtare, ndërsa ftoi demokratët shqiptarë që t’i bashkohen protestës, por pa flamuj partiakë.
“Më 28 nëntor është protesta e radhës kombëtare. Diaspora do të jetë atje. PD-ja vijon t’u bëjë thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në protestë pa flamuj partiakë”, tha Këlliçi.
Po ashtu, Këlliçi theksoi se sot PD-ja është më e re se kurrë dhe kjo duket qartë në kryesi dhe në drejtim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




