Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Takimi i treshes si lajm i keq

19/11/2026
Nis takimi historik trepalësh mes Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Takimi i Shenzhen mes Trump, Xi dhe Putin ka marrë jehonë të madhe në të gjithë botën duke u pasqyruar pothuajse pa dallim me ngjyra festive. Në këtë kurth transmetimi ranë edhe media shumë serioze ndërkombëtare. 

Deklarata e tyre me 4 çështje, edhe duke konsideruar faktin se aty janë dhënë orientimet, mbetet shumë më pas nga jehona e vetë faktit se u takuan dhe bënë një deklaratë.

Për herë të parë ndodh një takim i këtij niveli ku 70 për qind e tavolinës e ka zënë autokracia në rastin më të butë dhe diktatura në rastin më të ashpër. 

Në vitin 1945 në takimin e Jaltës, në Krimenë aktualisht të pushtuar, tavolina kishte një racion tjetër për diktaturën, vetëm 30 për qind, aty ku rrinte Stalini.

Natyrisht që ky takim ka komponente rajonale aq sa edhe globale. Takimi bëhet në kuadrin e APEC, forumi i bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor, pra përjashtohet Atlantiku, e si rrjedhim Evropa, por takimi mes të treve tejkalon gjeografinë pasi sundohet nga gjeopolitika. 

Pas takimit ata theksuan katër çështje në një deklaratë. E para lidhet me armatimin bërthamor dhe e cila është e vetmja pikë që del më pastër nga pasojat negative të këtij takimi. Insistimi i tyre për reduktimin e armatimit bërthamor përveçse dekurajon Iranin për zhvillimin e tij ul finacimet në garën që wshtw mjaft e ashpër vitet e fundit mes SHBA, Kinës e Rusisë. 

Sponsorizuar

E dyta lidhet me sigurine energjitike me fokus atë të rrugëve të naftës. Është një këndvështrim amerikano kinez për të cilin Putini të paktën publikisht nuk shprehu ndonjë objeksion edhe pse si pasojë ka një shqelm për Iranin. 

E treta lidhet me Gjykatën Nderkombëtare Penale, një hall i Putinit dhe në fakt një hall për ata liderë që shtypin masivisht të drejtat në vendin që drejtojnë dhe mbahen përgjegjës për krime lufte dhe agresion ndaj të tjerëve. Ata kërkuan reduktimin e rolit të saj dhe me sa duket ajo do të reduktohet ose nuk do të funksionojë fare. Duhet theksuar se vendet që drejtohen nga treshja nuk janë anëtare të kësa gjykate. Kina nuk e ka firmosur, SHBA dhe Rusia e kanë firmosur por nuk e ratifikuan. Megjithatë SHBA nuk ka qenë armiqesore me gjykatën dhe ka dhënë kontribut. 

E katërta është reformimi i OKB. Një projeksion  ruso-kinez-amerikan. Që kjo organizatë ka nevojë për reformë, pasi ekziston si një administratë socialiste burokratike, nuk ka dyshim. Por projeksionet e asaj tavoline për OKB mund të jenë më të këqija se sa një OKB siç është sot. Si do ta reformojnë? Me të njëjtën mendësi që iu qasën Gjykatës Ndërkombëtare Penale? Pra të kemi jo më një OKB por një Internacionale apo Komintern apo më keq KNER ose BRICS. 

Por nëse deklarata kishte çështje që mund të ndahen mes shumë këndvwshtrimeve, kompozimi i saj dhe futja në kufijtw e rregullimeve etike përbën një alarm për botën demokratike. 

Vlerësimi i takimit pa pasur kurrfarë kritike ndaj rrezatimit të tij gri në botën e sotme në prag të një thyerje paradigme për shkak të teknologjisë është lajmi i keq. Evropa nuk mund të ishte atje për shkak të gjeografisë. Dhe nuk pati ndikim tek ajo deklaratë as ‘antimitingu’ i mbajtur nga Merz në Berlin në të njëjtën ditë me emrin ‘Koalicioni i vullnetmirëve’. Por dominimi i autokracisë në vendmarrje me pasoja globale përbën një paralajmërim për standartet që udhëheqin Evropën. Kjo pasi gjeopolitika lëviz sipas peshave dhe jo sipas standarteve. Dhe përroi gjeopolitik është aq shkretues ndonjëherë. Për të kuptuar çfarë po ndodh mund të hedhësh një vështrim nga Shqipëria. Në Tiranë qeveria ka ndaluar protestat në rrugë. Mund të protestohet vetëm në tarracat e pallateve.

Nga arkivi

  • FATBARDH KADILLI/ Askush nuk del i pastër nga ujrat e ndenjura të refuzimit!
  • GENC POLLO/ Kërcënimi ushtarak i Serbisë dhe apologjetë në Tiranë
  • SALI BERISHA/ Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!
  • GENC POLLO/ Ju lutem pak vëmendje për precedentin himariot
  • ARTAN FUGA/ Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!
  • ALBA KEPI/ Sa vlerë ka të bësh gazetari kur gjithcka është në duart e pazareve të oligarkëve?

Po ndodh

Nis takimi historik trepalësh mes Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin

SAMI NEZA/ Takimi i treshes si lajm i keq

19/11/2026
Besart Xhaferri: Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë!

Besart Xhaferri: Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë!

19/11/2026
“Sa para ka ndarë qeveria për like, share dhe lajme te rreme pro Ramës e ministrave”

Zhupa: Rama refuzon kërkesën e Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura

19/11/2026
KATËR PIKAT/Trump, Xi dhe Putin mbyllin takimin historik në Kinë pas 90 minutash: Lufta bërthamore nuk fitohet

KATËR PIKAT/Trump, Xi dhe Putin mbyllin takimin historik në Kinë pas 90 minutash: Lufta bërthamore nuk fitohet

19/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nis takimi historik trepalësh mes Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin

SAMI NEZA/ Takimi i treshes si lajm i keq

19/11/2026
Besart Xhaferri: Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë!

Besart Xhaferri: Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë!

19/11/2026
“Sa para ka ndarë qeveria për like, share dhe lajme te rreme pro Ramës e ministrave”

Zhupa: Rama refuzon kërkesën e Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura

19/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.143 artikuj gjithsej