Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush do bjerë, Rama apo protesta?

Theu lejen 5 ditore dhe s'u paraqit në burg, kapet në Tiranë Alfred Hoxha, iku nga burgu i Rrogozhinës

Theu lejen 5 ditore dhe s'u paraqit në burg, kapet në Tiranë Alfred Hoxha, iku nga burgu i Rrogozhinës

22:08, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno Syri.net

Është arrestuar në Tiranë Alfred Hoxha, i dënuari që u largua nga burgu i Rrogozhinës, pasi kishte marrë 5 ditë leje. Hoxha, nuk respektoi limitet kohore dhe për pasojë ditën e djeshme ai nuk është paraqitur në IEVP-në Rrogozhinë.

Nisur nga kjo situatë drejtoria e burgjeve ka njoftuan Policinë e Shtetit me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në kuadër të verifikimeve, mbrëmjen e djeshme policia ka kryer lokalizimin e të dënuarit Alfred Hoxha në Tiranë, ndaj është dërguar me urgjencë një skuadër e patrullimit “Shqiponja”.

Hoxha është ndaluar menjëherë pa bërë asnjë rezistencë ndaj forcave të policisë. Hoxha, ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes kryer në bashkëpunim, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe një vit burgim për të shlyer.

Në burgun e Rrogozhinës, ai vuante dënimin së bashku me vëllanë e tij, i cili mësohet të jetë dënuar për të njëjtën vepër penale. Sipas dëshmisë që vëllai ka dhënë në policinë e burgut të Rrogozhinës, i vëllai, Alfredi, ditën që ka dalë me lejë 5 ditore e ka përqafuar dhe i ka thënë se: “…do e mari shumë malli për të…”.

Rasti pritet të ndiqet nga strukturat përgjegjëse, të cilat duhet të verifikojnë rrethanat e mosrikthimit të të dënuarit dhe të ndërmarrin procedurat përkatëse, në përputhje me parashikimet ligjore.

Ndërkohë një hetim administrativ ka nisur lidhur me rolin dhe përgjeshmërinë e Drejtorit të Burgut Rrogozhinë, Alban Zela së bashku me shefin e policisë së Burgut, Jonuz Brahushi, të cilët kanë miratuar lejën 5 ditore për të dënuarin Alfred Hoxha nga Shijaku.

Informacionet flasin se zyrtarët e këtij burgu, kanë abuzuar me miratimin e kërkesave për leje 5 ditore të të dënuarve. Nga 5 leje në javë, mësohet se këtë rradhë në burgun e Rrogozhinës janë miratuar 14 leje brenda javës, duke sjellë dyshime të arsyeshme për një prapavijë korruptive.

Me këtë statistikë javore të miratimin të lejeve, burgu i Rrogozhinës ja ka kaluar dhe burgut të Fierit, Reçit dhe Drenovës që kufirin e kanë deri në 10 leje në javë për të dënuarit, megjithëse numri i personave që vuajnë dënimin në këto burgje është shumë herë më i madh se ai i Rrogozhinës.

Alfred Hoxha, vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese.

Sipas dyshimeve, në këtë ngjarje kanë bashkëpunuar edhe me motrën e tyre, E.K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur.

Dyshohet se motra u kishte siguruar dy vëllezërve një kopje të çelësit të banesës, duke u mundësuar vjedhjen e bizhuterive dhe shumave të parave.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, shuma parash, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco