Shtëpia e Bardhë ka marrë një vendim të pazakontë gjatë udhëtimit të kthimit të presidentit amerikan Donald Trump nga Kina. Telefonat celularë të gazetarëve që ndodheshin në bordin e avionit presidencial, Air Force One, janë konfiskuar për arsye sigurie, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të ndodhë gjatë pjesës së mbetur të udhëtimit. Lajmi u bë i ditur nga një prej gazetarëve që ishte pjesë e grupit të mediave të autorizuara për të ndjekur nga afër aktivitetet e presidentit amerikan. Përfaqësuesi i shtypit njoftoi kolegët e tjerë se telefonat po mblidheshin në atë moment, me argumentin se kjo po bëhej për arsye sigurie.