Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Macron kërkon rihapjen e debatit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    TVSH-ja për 54 produkte ushqimore ulet në 6%, Malaj: Masa hyn në fuqi më 1 janar 2027

    Salvini në listën e zezë të Ukrainës, Italia kërkon sqarime nga Kievi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » TVSH-ja për 54 produkte ushqimore ulet në 6%, Malaj: Masa hyn në fuqi më 1 janar 2027
    Ekonomi

    TVSH-ja për 54 produkte ushqimore ulet në 6%, Malaj: Masa hyn në fuqi më 1 janar 2027

    November 19, 2026

    Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për 54 produkte të shportës bazë ushqimore pritet të ulet nga 20% në 6%, duke nisur nga 1 janari 2027. Masa është pjesë e Paketës Fiskale 2027 dhe, sipas Ministrisë së Financave, synon të ulë koston e produkteve të përditshme për familjet shqiptare.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kjo ndërhyrje do t’i kushtojë buxhetit të shtetit më shumë se 130 milionë euro në të ardhura të munguara.

    “Është një nismë që kërkon një angazhim të madh financiar, pasi bëhet fjalë për mbi 130 milionë euro të munguara në buxhetin e shtetit si rezultat i kësaj politike”, u shpreh Malaj.

    Lista e 54 produkteve që do të përfitojnë nga ulja e TVSH-së është ende në proces hartimi. Ministria e Financave po punon për përcaktimin e saj në bashkëpunim me administratën tatimore dhe doganore, ndërsa miratimi në Këshillin e Ministrave pritet të bëhet brenda këtij viti.

    “Ministria e Financave, në bashkëpunim me Tatimet dhe Doganat, është duke punuar për listën e produkteve të shportës, e cila brenda këtij viti do të miratohet në Këshillin e Ministrave. Planifikimi ynë është që kjo ulje e çmimit të produkteve të shportës të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2027”, deklaroi ministri.

    Sipas Malajt, synimi është që ulja e taksës të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet që paguajnë konsumatorët për ushqimet e përditshme.

    “Angazhimi ynë është që kjo ulje e taksës të reflektohet në çmimet që familjet shqiptare paguajnë çdo ditë”, theksoi ai.

    malaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Macron kërkon rihapjen e debatit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    November 19, 2026

    TVSH-ja për 54 produkte ushqimore ulet në 6%, Malaj: Masa hyn në fuqi më 1 janar 2027

    November 19, 2026

    Salvini në listën e zezë të Ukrainës, Italia kërkon sqarime nga Kievi

    November 19, 2026

    Nuk u kthye në burg pas lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë i dënuari

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.