Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e shoqëruar gjatë tubimit.
Mirëpo, policia ka ndërhyrë edhe këtu, duke bërë shoqërime të protestuesve.
Shoqërimet u bënë me dhunë nga ana e policisë, edhe pse tubimi ishte paqësor.
Protesta e qytetarëve vijon përpara komisariatit numër 1 në kryeqytet, pavarësisht kushteve atmosferike, jo të favorshme.
Gjatë ditës së sotme, policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme edhe përpara Kryeministrisë, pavarësisht se protestuesit kanë qenë të qetë dhe nuk kanë kryer asnjë akt dhune.
Mes tyre është shoqëruar edhe 17-vjeçari Erind, i cili u gjobit me 5 milionë lekë, ndërsa shqiptarët mblodhën 140 milionë lekë për ta ndihmuar.
Mes tyre është shoqëruar edhe Altin Hila, babai i djalit që ushqehet përmes barkut me anë të shiringave, i cili gjithashtu ka marrë ndihmën e shqiptarëve përmes kontributeve financiare.
