Droni spiunon Pochettinon, 12 minuta stërvitje të United përfundojnë në YouTube
Strahinja Pavlovic është gati të kthehet në fushat e lojës dhe të marrë vendin e tij. Mbrojtësi i Milanit kërkon të jetë titullar me kthimin e kampionatit në ndeshjen ndaj Frosinones.
Ndërkaq, futbollisti ishte i ftuar në podcastin serb SS Calcio, duke folur për eksperiemncën e tij në futbollit italian duke zbuluar episode ‘të veçanta’ të sezoneve të tij me fanellën kuqezi, sidomos përsa iu përket trajnerëve me të cilët kishte punuar.
‘Allegri ishte shumë i dobishëm për mua, nën drejtimin e tij unë kam bërë përmirësimet më të mëdha që nga momenti kur erdha në Itali-tregon Pavlovic
Ndryshe ishte raporti i tij me Sergio Conceiçao.
‘Kur erdhi na ndaloi të konsumojmë Nutella dhe që nga ai moment nuk na e kanë lejuar më-vijon rrëfimin e tij Pavlovic-është një djalë i mirë, më pëlqen, por kishte metoda ‘alla Hitler’. Tre ditë përpara një ndeshjeje, disa futbollistë shkuan në një koncert deri në orën 23:00. Kishte asistentë apo spiunë, quajini si të doni, që i raportonin dhe bëri një cirk të tillë që në ndeshjen pasardhëse asnj nga ata 5 apo 6 lojtarë nuk u lejuan të zbrisnin në fushë’
Por jo vetëm kaq, Pavlovic e vijoi më tej rrëfimin e tij.
‘Ishte 40 minuta me vonesë në mbledhjen e parë, të gjithë lojtarët dhe drejtues po e prisnin, kurse ai ishte në zyrën e tij. Donte të të bënte të kuptoje se kush komandonte, e bëri enkas’-tha Pavlovic
Top Channel