Pas takimit me Putinin dhe Xi Jinping në Kinë, Trump: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar 100 mijë paund dëmshpërblim nga shteti britanik, pasi një i burgosur tjetër i hodhi në fytyrë një përzierje me ujë të valuar dhe gjalpë.
Charles Stapleton, i dënuar në vitin 2018 me të paktën 31 vite burg për vrasjen e Teresa Wishart, pretendon se autoritetet e burgut nuk arritën ta mbronin nga sulmi i ndodhur në shkurt të vitit 2024, në burgun HMP Frankland, në Durham, raporton Daily Mail.
Si pasojë, ai ka pësuar djegie në fytyrë, qafë, shpatull, gjoks dhe dorë. I dënuari pretendon gjithashtu se sulmi i ka shkaktuar probleme sociale dhe siklet për shkak të shenjave të mbetura nga djegiet.
Sipas pretendimeve të tij, një gardian kishte parë më herët agresorin duke ngrohur ujë dhe gjalpë në një enë, por nuk kishte ndërhyrë. Ministria britanike e Drejtësisë i mohon akuzat për neglizhencë, duke argumentuar se sulmi ishte i paparashikueshëm.
Çështja pritet të shqyrtohet në një gjyq dyditor verën e ardhshme. Ndërkohë, janë miratuar rreth 96 mijë paund për shpenzimet ligjore të Stapleton dhe 84 mijë paund për përfaqësimin e Ministrisë së Drejtësisë, kosto që do të mbulohen nga taksapaguesit.
Stapleton u dënua pasi në vitin 2017 përdhunoi dhe vrau 80-vjeçaren Teresa Wishart në banesën e saj në Kirkby. Pas krimit, ai vodhi unazën e martesës që viktima kishte mbajtur për 60 vite dhe e shiti në një argjendari për vetëm 110 paund.
Top Channel