“Ukrainasit po humbasin jetën”, Zelensky kërkon avionë të rinj F-16

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar furnizimin e vendit me më shumë avionë luftarakë F-16, gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të Koalicionit të të Vullnetshmëve në Berlin.
Kreu i shtetit ukrainas ka përsëritur gjithashtu kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Rusia vazhdon të refuzojë propozimet për uljen e tensioneve. Këto nuk janë fjalë boshe. Edhe sot, ushtria ruse sulmoi ambasadat e Holandës dhe Austrisë në Kiev”, deklaroi Zelensky.
Ai theksoi se përparësi për Ukrainën mbetet forcimi i mbrojtjes ajrore, duke nënvizuar nevojën për avionë të rinj luftarakë F-16.
“Prioriteti ynë i parë është forcimi i mbrojtjes sonë kundërajrore. Kemi nevojë për avionë të rinj F-16. Kjo është thelbësore, pasi ukrainasit po humbasin jetën”, u shpreh presidenti ukrainas.
Zelensky falënderoi aleatët për mbështetjen e vazhdueshme, duke veçuar veçanërisht vendet evropiane për nismën e Bashkimit Evropian për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të financimit të Ukrainës për vitin 2027.




