Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë takimit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Berlin të Gjermanisë, ku protagonistë kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij belg, Bart de Wever.
Teksa kryeministri belg po mbante një konferencë për gazetarët, Rama i është afruar nga pas dhe e ka përqafuar në befasi.
Reagimi i De Wever ka qenë i menjëhershëm. “Duhet të jetë shqiptari. Ai shfaqet gjithmonë nga pas”, dëgjohet të thotë kryeministri belg në anglisht, duke iu referuar Ramës.a.b





