“Përgjigja e Rusisë ndaj bombardimit të urës në Krime do të jetë “e dhimbshme”, kështu ka paralajmëruar presidenti rus Vladimir Putin, pas sulmit të Ukrainës në urë. “Pas sulmeve në Urën e Krimesë, ne nuk do të negociojmë”, tha Putin, duke këmbëngulur se ura përdorej vetëm nga civilët. “Ne do t’u përgjigjemi këtyre sulmeve. Përgjigja jonë do të jetë shumë më e dhimbshme sesa sulmi i Kievit në urë.”, tha presidenti rus, gjatë një conference për shtyp, pasi u takua me Donald Trump dhe Xi Jiping në Kinë. Putin pretendoi se kishte menduar të binte dakord për armëpushime lokale derisa ndodhi shkatërrimi në urën e Krimesë.