E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këlliçi: PD fton të gjithë faktorin opozitar të bashkohet! Bushati: E pavërtetë, po sulmoni protestën

Analisti Andi Bushati dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, sa i përket opozitarizmit në Shqipëri.

Këlliçi tha se PD-ja u bën thirrje të gjithë faktorëve opozitarë që të bashkohen dhe të dalin së bashku në zgjedhjet e 9 majit.

Por analisti Andi Bushati tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka sulmuar dy nga zërat më të fortë të protestës, Sidorela Vatnikajn dhe Edison Likën.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Në PD kanë frikë nga Doktori dhe nga Flamuri, si çlirohet partia?

Këlliçi: Këta të rinjtë që janë zgjedhur për herë të parë në PD, kanë marrë nga 6 mijë, 7 mijë vota.

Hila: Unë e hodha fillimisht.

Këlliçi: Fakti që ju e thoni, tregon se informacioni nuk ka mbërritur. Andia Ulliri ishte kandidate në zgjedhjet e fundit, ka marrë 6 mijë vota individuale. Për herë të parë u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Janë zgjedhur të rinj që vijnë nga FRPD-ja, që janë drejtues të strukturave dhe universiteteve.

E kuptoj shqetësimin në parim dhe, për të treguar që nuk kemi bërë një rinovim fasadë, por real, për të pasur sa më shumë njerëz produktivë, sigurisht kemi bërë këtë proces.

Ju i referoheni zotit Berisha gjatë gjithë kohës. Unë ju kam thënë që kushdo që ka dëshirë të rivalizojë zotin Berisha, pa diskutim duhet ta masë veten me votë. Zoti Berisha vijon të ketë mazhorancën e mbështetjes dhe të votave në PD. Kjo është një çështje që e zgjidhin vetë votuesit.

Rakipi: Është gjetur ky justifikim tani.

Këlliçi: Nuk është justifikim. Edhe protesta ndaj Ramës nuk është që të largohet nga drejtimi i PS-së, por nga qeverisja. Sa kohë ka një proces votimi në çdo forcë politike, është e pamundur ta bësh ndryshe. Nuk e pëlqen zotin Berisha? Merr një alternativë.

Rakipi: Thelbi i demokracisë në vendet perëndimore është i thjeshtë: gara. Nëse ti e hap garën në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, në garë vijnë njerëzit e vërtetë.

Këlliçi: Unë vetë kam garuar në një garë të fortë përballë zotit Luçiano Boçi. Në vitin 2022, kur kam garuar në Tiranë për Bashkinë, kam garuar me Ilir Alimehmetin në primare. Nga viti 2013, kur zoti Berisha dha dorëheqjen, në PD çdo lloj vendimmarrjeje e ka diktuar ish-kryetari i partisë.

Rakipi: Lulzim Basha?

Këlliçi: Po, Lulzim Basha.

Bushati: Kush e kishte pëlqimin për të?

Këlliçi: Patjetër, zoti Berisha. Në vitin 2005 ishte KOP-i.

Bushati: Në atë kohë ajo ishte hapje e vërtetë. Atëherë PD-ja e bindi publikun që po bënte një ndryshim, tani jemi shumë larg kësaj faze.

Këlliçi: E para, nuk jemi në zgjedhje politike, që oferta e PD-së apo e Berishës të jetë që të jenë vetëm këta njerëzit besnikë.

Bushati: Nga mënyra se si ju po i trajtoni ata të rinj në rrugë, jeni shumë larg ripërtëritjes.

Këlliçi: PD-ja në 9 maj do të jetë në zgjedhje lokale. Zoti Berisha dhe çdo zyrtar i PD-së, në çdo hapësirë publike, flasin për nevojën akute për t’u bashkuar i gjithë spektri opozitar.

Bushati: E pavërtetë.

Këlliçi: Ku e pavërtetë?

Bushati: Kur po vija në studio, po lexoja se dy nga njerëzit e protestës, Sidorela dhe Edisoni, kritikë të Edi Ramës, kanë ngrënë burgje dhe pranga, ndërsa numri dy i juaj ju gjen para 10 vjetësh që kanë pasur lidhje me një fondacion që financohej nga Sorosi dhe i keni shpallur sorosistë. Është më mirë Dritani që thotë se ata nuk bëjnë.

Hila: Kam thënë edhe që PD-ja nuk duhet t’i lërë të marrin komandën grupet minoritare.

Bushati: PS-ja është në të drejtën e vet t’u shpallë luftë frontale, por jo të thotë se është me ta dhe njëkohësisht t’i sulmojë.

Këlliçi: Edisoni dhe Sidorela kanë qenë më aktivët. Por unë këtë postim të Flamurit nuk e kam parë. Me gjithë respektin për ata, unë nuk i kam sulmuar kurrë. Në çdo deklaratë timen kam shprehur mbështetjen time. Që PD-ja sot i bën thirrje çdo force politike, ky është fakt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.