• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Koha për reformim të thellë të PS”/ Spiropali për Ramën: Ka personalizim ekstrem të pushtetit

by Sport Sport
November 19, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
“Koha për reformim të thellë të PS”/ Spiropali për Ramën: Ka personalizim ekstrem të pushtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për raportin e saj me kryeministrin Edi Rama, zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe arsyet që e kanë shtyrë të reagojë publikisht. Ajo theksoi se vendi dhe vetë PS-ja kanë nevojë për ndryshime të thella.

Spiropali u ndal edhe te protestat dhe pakënaqësitë në shoqëri, duke thënë se një nga problemet madhore të politikës shqiptare është personalizimi i pushtetit. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për institucione më të forta dhe vendimmarrje që nuk përqendrohet te një individ i vetëm.

“Rama baba dhe mentor politik në rrugën time, nuk e mohoj rrugën time… por betejat edhe në PS unë i kam bërë pa asnjë rezervë”, tha ajo.

“I kam besuar dhe i besoj Ramës për vizionin për ta transformuar Shqipërinë dhe për të lënë pas një Shqipëri europiane. Duke nisur nga personalja, nuk jam kursyer asnjëherë për të bërë beteja për këtë parti, edhe kur nuk kisha asnjë lidhje me përfitimet që sjell pushteti.

Ka bërë shumë për transformimin e Shqipërisë, por a mjafton kjo? Dhe për protestat, reagimi ka qenë a duhet të kemi një Shqipëri që pushtetin e kufizon dhe institucionet i konsideron më të rëndësishme se individin? A duhet të kemi vendimmarrje që u përket të gjithëve? Këtë nuk e kemi aspak. Nëse ka një problem madhor sot, që reflektohet edhe në protesta, është personalizimi i pushtetit. Nuk mjafton më një njeri në krye. Duhet reformim i thellë në PS”, tha ajo.

E pyetur për deklaratat e saj të mëparshme, ku e kishte cilësuar Ramën si Skënderbe, dhe nëse e sheh veten ende si kontribuuese të situatës sot në PS, që sipas saj nuk është siç duhet, Spiropali u shpreh se partia duhet të ngrihet në nivelin e aspiratave të të rinjve. Ajo i cilësoi diskutimet për epitetet politike si një fabul mediatike, duke theksuar se nuk pendohet për kontributin e saj në PS.

“Thashë që sot PS-ja duhet të ngrihet në nivelin e aspiratave të të rinjve. Nëse merremi me epitete politike që nuk janë vënë kurrë, nuk e kam pasur problem të marr mbi supe kusure që nuk i kam pasur. Dhe kjo e epiteteve është një fabul mediatike dhe epitetesh, që nuk ka asnjë lidhje me fjalimin që kam mbajtur në sheshin Skënderbej, ku ngjitet kali i Skënderbeut. Ne nuk kemi nevojë për heronj, por për njerëz. Nëse duhet të mbaj edhe unë atë që ju e quani peshën e fajit në raport me këtë, nuk pendohem, sepse nuk jam nga ata që e zerojnë kontributin që Shqipëria ka pasur. Nuk jam ajo që e mohon”, u shpreh Spiropali.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe se kur nisën problemet e saj me drejtimin e Partisë Socialiste dhe nëse ato lidhen me largimin nga posti i ministres së Jashtme. Spiropali sqaroi se reagimet e saj kishin nisur më herët dhe se largimi nga detyra nuk ishte çështje e mbajtjes së një posti, por e mënyrës se si ishte realizuar ky largim. Ajo e cilësoi këtë çështje si një element që lidhet edhe me dinjitetin njerëzor.

“Nuk kam folur për shkak të protestave, e kam nisur pak më herët. Po të them sot, me të gjithë përgjegjësinë, që nuk ka asnjë lidhje ministër, jo ministër, karrigia, jo karrigia, me atë që unë besoj. Edhe lëvizja nga Ministria e Jashtme besoj se duhet të jetë pjesë e llogaridhënies. E kam besuar këtë gjithmonë. Unë kam reaguar pas largimit nga ministria jo për arsyen se unë duhet patjetër të isha ministre, por për shkak të mënyrës së largimit. Ka këtu elemente të dinjitetit njerëzor”, deklaroi Spiropali./TCH

Previous Post

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

“Koha për reformim të thellë të PS”/ Spiropali për Ramën: Ka personalizim ekstrem të pushtetit

“Koha për reformim të thellë të PS”/ Spiropali për Ramën: Ka personalizim ekstrem të pushtetit

November 19, 2026
Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

November 19, 2026
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Segmentet që preken

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Segmentet që preken

November 19, 2026
Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë, në fokus zgjedhjet e 9 majit dhe organizimi i fushatës

November 19, 2026
Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në burgun e Rrogozhinës, kapet i dënuari Alfred Hoxha

Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në burgun e Rrogozhinës, kapet i dënuari Alfred Hoxha

November 19, 2026
Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

November 19, 2026
Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

Aktivistja suedeze/ Greta Thunberg për protestat në Shqipëri: Bota po frymëzohet nga rezistenca e shqiptarëve

November 19, 2026
Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

Policia hedh spraj lotsjellës, disa qytetarë nuk ndihen mirë, një prej tyre shtrihet përtokë

November 19, 2026
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

November 19, 2026
Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

Arrestohen në Belgjikë 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 21 pako lëndë narkotike

November 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL