Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur ironi ndaj ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, teksa ka komentuar situatën e saj të fundit brenda Partisë Socialiste dhe raportet me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në studion e Prime News24, Bardhi u shpreh se Spiropali duket se po përpiqet të mbetet me çdo kusht në grupin parlamentar socialist, edhe pse sipas tij asaj i është kërkuar të tërhiqet.
Të lidhura
None found
Ai nuk e la pa ironizuar as deklaratën e saj për epokën e Skënderbeut, ndërsa e nxiti që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të tregojë gjithçka që di për Edi Ramën.
Gazment Bardhi: Nuk e dimë nëse është apo jo anëtare e grupit parlamentar të PS. Ata i thonë ik, kjo me sa kuptoj unë kërkon të rrijë me zor. Kështu e kuptoj. Se kur të thonë ik… Me ne nuk vjen dot. Duhet të reflektojë dhe të kuptojë që ajo që kishte perceptuar si epoka e Skënderbeut, ishte epoka e njeriut anti shtet dhe antiligj si Edi Rama dhe i bëj thirrje të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo gjë që di në raport me Edi Ramën.







