Nga Football Manager, në realitet. Kjo është ajo që i ndodhi një tifozi me fat të Evertonit. Tifozi 37 vjeçar që online njihet me emrin ‘The Fat Centre Back’, u bë viral në rrjetet sociale për shkak të një momenti me bashkëshorten e tij.

Trajneri virtual po transmetonte në internet një sesion të FM27 nga dhoma e tij e gjumit, kur në një farë pike bashkëshortja e pyeti qartë se si është e mundur që një burrë i rritur, me dy fëmijë po mbante konferencë shtypi për një skuadër imagjinare.

37 vjeçari kishte menduar për gjithçka duke e bërë lidhjen e tij direkte me logon e Everton në sfond dhe një mikrofon duke krijuar ambientin tipik të konferencave për shtyp të një trajneri profesionist. Kur bashkëshortja i vuri në dukje se po luante një videolojë, ai po tregoi një hapësirë bosh dhe iu drejtua James Tarkowskit, sikur mbrojtësi të ishte ulur aty pranë tij. Kështu i kërkoi me mirësjellje familjes së tij të largohet që ai të vazhdonte intervistën.

Video u bë menjëherë virale në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen edhe të vetë Everton. Kështu, klubi e ftoi tifozin në sallën e tij të vërtetë për shtyp, ku James Tarkowski i bëri një surprizë. ‘Mirëdita trajner’-ishte përshëndetja e mbrojtësit. Për një ditë, ëndrra e tij për të drejtuar skuadrën e zemrës u bë realitet.

VIDEO e tifozit të Everton

Top Channel