Britania e Madhe hedh një tjetër hap konkret drejt Bashkimit Evropian, teksa ka shprehur gatishmërinë të lejojë 100 mijë njerëz nga unioni. The Guardian shkruan se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së kanë rënë dakord paraprakisht që çdo vit të lejohen në Britaninë e Madhe 100 mijë qytetarë të unionit, në kuadër të një skeme të re lëvizshmërie. Palët ranë dakord gjithashtu që kufiri i moshës të rritet nga 30 në 31 vjeç. Numri i të rinjve britanikë që do të lejohen të shkojnë në BE në kuadër të skemës do të jetë i barabartë, por mund të jetë më i lartë, me disa vende, përfshirë Gjermaninë, që janë të përgatitura të pranojnë numra të pakufizuar çdo vit.