Disa protestues janë shoqëruar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë, teksa po protestonin kundër shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve.
Mes personave të shoqëruar është edhe 17-vjeçari Erindi, për të cilin shqiptarët kanë mbledhur 140 milionë lekë, pasi ishte gjobitur me 5 milionë lekë dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike dhe pa një banesë.
Gjithashtu, është shoqëruar edhe Enea, i cili më herët ka pretenduar se është dhunuar në zyrën e kreut të Komisariatit nr. 1, Ervin Hasrama nga ky i fundit dhe vartës së tij.












