Raporti: Mbi 10% e popullsisë së botës rrezikon nga përdorimi problematik i internetit, ekspertët kërkojnë rregulla më të forta
Përdorimi problematik i internetit, që përfshin varësinë nga videolojërat, lojërat e fatit, rrjetet sociale, pornografia dhe blerjet online, konsiderohet tashmë një shqetësim global për shëndetin publik.
Ekspertët paralajmërojnë se pasojat janë të drejtpërdrejta në shëndetin mendor, duke u shoqëruar me ankth, depresion, çrregullime të gjumit, vetmi dhe probleme në marrëdhëniet familjare.
Më shumë se 10% e popullsisë së botës mund të preket nga përdorimi problematik i internetit, sipas një raporti të publikuar në revistën shkencore “The Lancet”.
Ekspertët kërkojnë rregulla më të forta për platformat dixhitale, duke theksuar se disa prej funksioneve të tyre nxisin qëndrimin e vazhdueshëm online.
Sipas studiuesve, këto sjellje mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, duke u shoqëruar me ankth, depresion, çrregullime të gjumit, ndjenjë vetmie dhe probleme në marrëdhëniet familjare.
Ndër grupet më të rrezikuara janë të rinjtë dhe personat me probleme të shëndetit mendor.
Raporti thekson se mekanizma të tillë si lëvizja pa fund në rrjetet sociale, videot që nisin automatikisht dhe njoftimet e vazhdueshme nxisin përdorimin kompulsiv të internetit.
Për këtë arsye, studiuesit kërkojnë që platformat dixhitale t’u nënshtrohen rregullave të detyrueshme të sigurisë, kontrolleve të pavarura të algoritmeve dhe kufizimeve për funksionet që nxisin varësinë.
Ekspertët theksojnë se mbrojtja e shëndetit publik duhet të ketë përparësi ndaj interesave komerciale të industrisë dixhitale.
Hakime, inteligjencë artificiale apo thjesht përditësime të vonuara, pse ka pasur kaq shumë ndërprerje?
Franca do të monitorojë youtuber-at për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve të vitit 2027
Trump telefonon nga avioni liderët në samitin e Berlinit, i kritikon për planin për 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
- 23:00 Hakime, inteligjencë artificiale apo thjesht përditësime të vonuara, pse ka pasur kaq shumë ndërprerje?
- 22:29 Gazetarja për Jakup Krasniqin: Ishte zëdhënës i UÇK-së, çfarë duhet të themi për Vuçiçin që ishte zëdhënës i Millosheviçit?
- 22:16 Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK
- 21:50 “Lekët e vjedhura në postën e Durrësit janë përdorur për zgjedhje”, Peka sjell detajet e forta
- 21:37 Rama në Berlin: Më në fund një grup përfaqësuesish të Europës për komunikimin e mundshëm me Rusinë
- 21:31 Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh