Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se buxheti për arsimin është zvogëluar.
Ajo ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e ka prioritet arsimin. Por Lushaku-Sadriu ka deklaruar se s’mund të jetë prioritet një fushë për të cilën sipas saj, buxheti është zvogëluar.
“Nëse kryeministri thotë që arsimi është prioritet, po i them që e ka zvogëluar buxhetin e arsimit. Buxheti në vitin 2027 parashikohet rritja por granti për arsim zvogëlohet”, ka thënë Lushaku Sadriu.
Ajo ka thënë se edhe pse ministri i Arsimit Hajrulla Çeku para një muaji ka thënë se janë bindur që mësimi tërëditor është reforma e duhur, nuk ka ndarë buxhet për të.
Lushaku-Sadriu ka thënë se në pesë komuna për çerdhe ka zero buxhet. Ajo ka thënë se as buxheti për asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta nuk është rritur.
“Nuk e di se për çfarë prioriteti po flet”, ka theksuar Lushaku- Sadriu.
Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës, pak para mesnatës, ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin...-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Komisionit Evropian konstatoi dështimin e kësaj qeverisjeje
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
-
Lushaku-Sadriu: Katër ditë para fillimit të mësimit, 200 mijë nxënës s’e dinë kur do t’i kenë librat
-
LDK-ja kërkon që amendamentet t’i hidhen në votim edhe në seancë, s’e mbështet buxhetin
-
Lushaku-Sadriu: S’po dihet e kujt është përgjegjësia për Lojërat Mesdhetare