Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte, ja kalendari i plotë i javës së 12-të

20 Nëntor 2026 | 02:37

Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte me ndeshjet e javës së 12-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, deri të dielën, më 22 nëntor.

Dy takimet e para do të luhen të premten, më 20 nëntor. Në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian në orën 16:00, ndërsa në orën 18:30, në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të përballet me Dinamo City.

Java do të vijojë të shtunën, më 21 nëntor, me dy përballje të tjera. Teuta do të luajë kundër Laçit në orën 16:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 18:30, në “Air Albania”, do të zhvillohet sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Java e 12-të do të mbyllet të dielën, më 22 nëntor, me derbin mes Vorës dhe Tiranës, që do të luhet në stadiumin e Vorës, në orën 13:30.

Java e 12-të – Kalendari i ndeshjeve

  • Skënderbeu – Egnatia, 20.11.2026, ora 16:00
  • AF Elbasani – Dinamo City, 20.11.2026, ora 18:30
  • Teuta – KF Laçi, 21.11.2026, ora 16:00
  • Partizani – Vllaznia, 21.11.2026, ora 18:30
  • FK Vora – Tirana, 22.11.2026, ora 13:30
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet këtë të premte në Paris me ish-zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Takimi zhvillohet në një kohë...
07:35 | 20/11/2026

Studimi në Britani ngre alarmin për testet shëndetësore online: Shumë prej tyre nuk mbështeten në prova shkencore

Studiuesit britanikë kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellin për shëndetin testet shëndetësore të ofruara në internet në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, një...
03:14 | 20/11/2026

“Kina është një parajsë lodrash”, Musk shfaqet në video me të birin gjatë vizitës në Shenzhen

Elon Musk ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke e cilësuar veten një “admirues të madh të Kinës”...
01:00 | 20/11/2026