Pavlovic për Conceição: Kishte spiunë për të na kontrolluar, përdorte metoda si të Hitlerit

20 Nëntor 2026
7:32
Alfred Lleshi
back button

Strahinja Pavlovic është pranë rikthimit në fushë dhe synon të rifitojë vendin në formacionin titullar të Milanit në ndeshjen e radhës kundër Frosinones. Ndërkohë, në podcastin serb “SS Calcio”, mbrojtësi rrëfeu përvojën e tij në Itali dhe tregoi disa episode nga periudha kuqezi.

Për Allegrin kishte vetëm fjalë të mira: “Max ka qenë shumë i dobishëm për mua. Nën drejtimin e tij kam bërë përparimin më të madh që kur kam ardhur në Itali”.

Ndryshe ishte marrëdhënia me Sergio Conceição: “Kur mbërriti, ndaloi ‘Nutella’ dhe që atëherë nuk na e lejoi më. Është djalë i mirë, më pëlqen, por përdorte metoda si të Hitlerit.

Tri ditë para një ndeshjeje, disa lojtarë shkuan në koncert deri në orën 23:00. Kishte asistentë, ose spiunë, nëse doni t’i quani kështu, që e informonin. Ai krijoi një situatë të tillë, saqë në ndeshjen pasuese pesë apo gjashtë lojtarëve nuk iu lejua të luanin”.

Pavlovic tregoi edhe një episod tjetër: “Në mbledhjen e parë u vonua 40 minuta, ndërsa lojtarët dhe drejtuesit po e prisnin. Ishte në zyrën e tij. Donte vetëm të tregonte se kush ishte shefi. E bëri me qëllim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit