Aksident i rëndë në Dukat, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë pas përplasjes së dy makinave
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Dukat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 63-vjeçari Xh. Xh., i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve. Nga aksidenti raportohet gjithashtu për tre persona të plagosur.
Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor
Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK
“Lekët e vjedhura në postën e Durrësit janë përdorur për zgjedhje”, Peka sjell detajet e forta
- 08:20 Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor
- 08:15 GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura
- 08:11 Hungaria pritet të heqë veton për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE
- 08:02 Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës në Brooklyn, tetë viktima mes tyre dy fëmijë (VIDEO)
- 07:53 Problemet në sistemet teknologjike amerikane, Trump largon nga detyra drejtorin e sigurisë kibernetike
- 07:35 Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris