Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

20 Nëntor 2026 | 09:12

Gjashtë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia e diplomimit përfshiu përfundimin e tri programeve të trajnimit: Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit. Në ceremoni morën pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të FSK-së.

Sipas njoftimit, gjashtë nënoficerët e FSK-së përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke avancuar përgatitjen e tyre profesionale dhe aftësitë drejtuese.

Në fokus të këtyre trajnimeve ishte zhvillimi i lidershipit, rritja e profesionalizmit dhe forcimi i kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

FSK ka theksuar se zhvillimi i një trupe profesionale nënoficerësh, të aftë për të udhëhequr dhe për të kontribuar në gatishmërinë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Jakup Krasniqi është rikthyer sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas qëndrimit në selinë e EULEX-it. Ai ishte marrë nga shtëpia dje, rreth orës...
09:05 | 20/11/2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, pas një debati të gjatë mes pushtetit dhe...
08:53 | 20/11/2026

Gazetarja për Jakup Krasniqin: Ishte zëdhënës i UÇK-së, çfarë duhet të themi për Vuçiçin që ishte zëdhënës i Millosheviçit?

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja e Euronews, Esmeralda Mulaj, komentoi ardhjen e Jakup Krasniqit në Kosovë. Mulaj e konsideroi veçanërisht të...
22:29 | 19/11/2026