UEFA dënon Kosovën për ndeshjen ndaj Izraelit
20 Nëntor 2026 |
09:16
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është dënuar me 42 mijë e 250 euro nga UEFA për disa shkelje disiplinore të evidentuara gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, të zhvilluar më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përveç gjobës financiare, UEFA ka shqiptuar edhe masën e mbylljes së pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që Kosova do ta luajë si vendase në garat e saj.
Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh.
Sipas vendimit të Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s (CEDB), FFK-ja është ndëshkuar për katër shkelje të ndryshme gjatë përballjes me Izraelin, e cila përfundoi pa gola, 0:0.
KosovaPress
Lajme të Sugjeruara
Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte, ja kalendari i plotë i javës së 12-të
Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte me ndeshjet e javës së 12-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, deri të dielën, më 22...
Basketbollisti Robert Shestani zbulon ambiciet e Vllaznisë: Objektivi është titulli kampion
I ftuar në një lidhje live në emisionin “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollarin, basketbollisti i Vllaznisë, Robert Shestani, foli për objektivat e skuadrës shkodrane në...
Kompany flet për gjendjen e tij shëndetësore: Ishte shumë intensive, tani jam mirë
Vincent Kompany gëzon shëndet të mirë, teksa rikthehet si trajner i Bayern Munich pas disa javësh shumë intensive teksa po shërohej nga një kolaps i...
- 09:12 Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
- 09:05 Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie
- 08:53 Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
- 08:46 Irani i përgjigjet akuzave të Trump për armët biologjike dhe kimike: SHBA po përsërit skenarin e Irakut të vitit 2003
- 08:40 Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori
- 08:32 Sulmet ruse me raketa në Kiev, tre të vrarë dhe 15 të plagosur, dëmtohen tri ura kryesore