E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, dyshohet për rënien e një rakete ose droni

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm, 20 nëntor, pranë fshatit Chmielek, në Poloninë lindore, jo shumë larg kufirit me Ukrainën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rënia e një rakete ose e një droni të armatosur. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 06:35 me orën lokale, ndërsa momenti i shpërthimit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse hapësira ajrore e vendit është shkelur nga objekte të paidentifikuara.

Sipas raportimeve të mediave polake, autoritetet po verifikojnë të dhënat e sistemeve të radarëve dhe kanë dërguar shërbimet përkatëse në zonën ku dyshohet se ka rënë objekti.

Ngjarja vjen në një kohë kur Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës. Kryeministri polak Donald Tusk ka konfirmuar se ka marrë informacion nga ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm lidhur me situatën, duke theksuar se në atë moment nuk kishte më rrezik nga sulmet ajrore.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht llojin dhe origjinën e objektit që shkaktoi shpërthimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.