Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes
Protestues në disa vende të Evropës pritet të dalin këtë të premte në rrugë, në kuadër të një vale demonstratash të koordinuara kundër rritjes së kostos së jetesës, militarizimit dhe problemeve të tjera sociale. Sindikatat dhe aktivistët synojnë të bashkojnë zërat përtej kufijve, duke rritur presionin ndaj qeverive për ndryshime konkrete.
Pas disa javësh protestash në vende të ndryshme, organizatorë nga Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia kanë bërë thirrje për tubime të njëkohshme të premten dhe gjatë fundjavës.
Megjithëse pakënaqësitë ndryshojnë nga një vend në tjetrin, protestat kanë disa shqetësime të përbashkëta, mes të cilave rritja e çmimeve të banesave, përkeqësimi i kushteve në arsim, pagat që nuk kanë ndjekur ritmin e kostos së jetesës dhe shtimi i shpenzimeve ushtarake.
Demonstratat zhvillohen në një periudhë të ndjeshme për kontinentin, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet vitit të pestë dhe disa vende, përfshirë Spanjën, Francën, Italinë dhe Greqinë, përgatiten për zgjedhje të rëndësishme.
Një rol të veçantë në këtë mobilizim pritet të kenë të rinjtë. Një koalicion i udhëhequr prej tyre bëri të ditur se pjesëmarrës nga më shumë se 25 vende pritet t’u bashkohen protestave.
“Është një ngjarje vërtet e rëndësishme për t’i dhënë një platformë zërit të të rinjve dhe për të shprehur nevojën tonë për ndryshime sistemike dhe të menjëhershme për të ardhmen tonë”, deklaroi Zennor Tyndale-Biscoe, një student 17-vjeçar, i cili planifikon të marrë pjesë në protestën në Truro, në jugperëndim të Anglisë.
Alarm për sulm ajror në Poloni, aktivizohen sirenat pas dyshimeve për shkelje të hapësirës ajrore
Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris
A mund ta rivendosë Magyar sundimin e ligjit në Hungari dhe të rifitojë besimin e BE-së?
- 09:16 UEFA dënon Kosovën për ndeshjen ndaj Izraelit
- 09:12 Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
- 09:05 Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie
- 08:53 Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
- 08:46 Irani i përgjigjet akuzave të Trump për armët biologjike dhe kimike: SHBA po përsërit skenarin e Irakut të vitit 2003
- 08:40 Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori