Neymar shpërthen ndaj tifozëve kundërshtarë: Më respektoni, skuadër e vogël!

Neymar shpërthen ndaj tifozëve kundërshtarë: Më respektoni, skuadër e vogël!

09:28, 20/11/2026

Neymar ka shkaktuar polemika me reagimin e ashpër ndaj tifozëve të Coritibas, pas fitores 1-0 të Santos në kampionatin brazilian. Sulmuesi 34-vjeçar nuk i ka fshehur emocionet në përfundim të ndeshjes, duke iu drejtuar mbështetësve kundërshtarë me tone të larta, në një moment që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Santos siguroi tri pikët falë golit të Gabriel Barbosës në minutat shtesë, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes së Serinë A braziliane. Megjithatë, vëmendjen pas ndeshjes e mori reagimi i Neymarit, i cili pretendonte se ishte provokuar gjatë gjithë takimit nga tifozët vendas.

Duke iu drejtuar tribunave dhe përballë kamerave televizive, braziliani u shpreh: “Mos e teproni! Ju do të përfundoni në Serie B. Duhet të më respektoni, më respektoni, edhe pse jeni një skuadër e vogël!”

Ndërkohë, e ardhmja e Neymarit te Santosi mbetet e paqartë. Kontrata e tij përfundon në fund të muajit të ardhshëm dhe ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit brazilian.

Drejtuesit e Santos dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin, ndërsa drejtori ekzekutiv i klubit, ka shprehur besimin se mund të arrihet një marrëveshje për rinovimin.

“E dimë se në çdo merkato vijnë oferta për largimin e tij, por Neymar gjithmonë zgjedh të qëndrojë te Santosi. Para së gjithash, duhet të kujdesem që ai të jetë i lumtur. Nëse ndihet mirë këtu, mund ta mbajmë”, deklaroi ai.

Pavarësisht interesimit të mundshëm nga klube të tjera, Santos shpreson që Neymar të vazhdojë aventurën me skuadrën braziliane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco