Fation Shehu në prag të marrjes së drejtimit të Doganave Shqiptare
Fation Shehu pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke u përfolur si emri që do të pasojë në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të administratës shtetërore.
Aktualisht, Shehu mban detyrën e drejtorit të Antikontrabandës, ndërsa karriera e tij është ndërtuar brenda strukturave doganore, ku është angazhuar në luftën kundër kontrabandës, informalitetit dhe forcimin e kontrolleve.
Përvoja e krijuar në administratën doganore është një prej elementeve që lidhen me emrin e tij për këtë pozicion drejtues.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar përfundimtar lidhur me emërimin e tij. Nëse zhvillimi konkretizohet, Fation Shehu do të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, institucion që ka një rol të rëndësishëm në mbledhjen e të ardhurave doganore, mbikëqyrjen e tregtisë dhe luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



