E premte, 20 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Aksident tragjik, përplasja e dy automjeteve i merr jetën një personi, disa të plagosur
Lajme

Aksident tragjik, përplasja e dy automjeteve i merr jetën një personi, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku përplasja e dy automjeteve ka përfunduar me një viktimë dhe disa persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në zonën e Fushë Dukatit. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga 63-vjeçari Xhevair Xhelili, dhe një automjet tip “Renault”, me drejtues një shtetas 36-vjeçar me origjinë egjiptiane.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit “Ford”, i cili ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit “Renault” dhe një pasagjer rreth 40 vjeç. Të dy janë transportuar në Spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në automjetin tjetër udhëtonin edhe disa shtetas të huaj, të cilët dyshohet se po shkonin drejt zonës bregdetare për të punuar. Tre pasagjerë të këtij automjeti janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.