Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan përmes dokumenteve të falsifikuara

20 Nëntor 2026 | 09:59

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro, të ndodhura në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Pasuritë i përkasin shtetasit me inicialet P.P., i cili është akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në përfundim të procesit gjyqësor, ai është dënuar me 7 vite burgim.

Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal të vitit 2015, është konstatuar se për njohjen dhe kthimin e një prone me sipërfaqe 32 mijë metra katrorë në zonën e “Ujit të Ftohtë” është përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.

Pas përfitimit dhe regjistrimit të pronës, janë kryer një sërë veprimesh juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurisë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur konfiskimin e pronës fillestare prej 32 mijë metrash katrorë, të regjistruar në vitin 2009, si dhe të të gjitha pasurive të tjera që kanë rrjedhur prej saj.

Në total, vendimi përfshin disa prona të regjistruara me numra të ndryshëm kadastralë, mes të cilave edhe një sipërfaqe prej 23.363 metrash katrorë, prona me sipërfaqe 7.932 metra katrorë, 7.637 metra katrorë dhe disa sipërfaqe të tjera më të vogla.

Në bazë të vendimit gjyqësor, pasuritë me vlerë rreth 16 milionë euro kalojnë në pronësi të shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje dhe erëra të forta në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë–Vermosh, probleme me energjinë elektrike

Gjatë natës së kaluar, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta. Sipas informacioneve, situata në nivel qarku paraqitet përgjithësisht...
09:55 | 20/11/2026

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Tiranë-Durrës, teksa një automjet është përplasur me një motor. Sipas policisë, për pasojë ka marrë...
08:40 | 20/11/2026

Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë në dukje shifrat rekord të pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar...
08:20 | 20/11/2026