Friday / November 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Drejt zgjidhjes lirimi i brezit 700 MHz për rrjetet 5G, AKEP pritet ta tenderojë vitin e ardhshëm

Share Share Icon

Qeveria shqiptare pritet të zgjidhë më në fund çështjen e lirimit të brezit 700 MHz për teknologjinë 5G të komunikimeve celulare. Kuvendit i është propozuar projektligji që parashikon dhënien e një kompensimi financiar në vlerën 6.43 milionë eurove për lirimin e këtij brezi nga operatorët audiovizivë, që e kanë aktualisht në përdorim.

Një vit më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) pati hedhur në konsultim publik një projektligj që parashikonte një kompensim total prej 5.14 milionë eurosh. Megjithatë, në variantin që është depozituar për miratim në Kuvend, kjo shumë është rritur me rreth 1.3 milionë euro të tjera.

Kësti i parë, në masën 50% të vlerës totale do të paguhet brenda vitit buxhetor 2026, ndërsa kësti i dytë, do të paguhet gjatë vitit 2027, pas përfundimit të procesit të lirimit të brezit 700 MHz.

Ligji ngarkon Autoritetin e Mediave Audiovizive për përfundimin e procesin të lirimit të frekuencave  jo më vonë se gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

Pas lirimit, frekuencat e do t’i kalojnë nën administrim Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). AKEP-i, brenda gjashtë muajve nga lirimi i tyre,do të nisë procesin për dhënien në përdorim të këtyre frekuencave për rrjete të komunikimeve elektronike të lëvizshme 5G.

Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera.

Bazuar në vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronike të lëvizshme.

Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3.5 GHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive. Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore.

Në vitin 2024, AKEP dha të drejtat e përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, frekuencat e para që po përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri. Në fund të vitit të kaluar, operatorët raportonin mbulim në masën 70% të popullsisë me rrjete 5G./E.Shehu

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Mbetjet inerte, Ministria e Mjedisit propozon landfille të përkohshme: 45% e tyre të rikuperohen

Deri në krijimin dhe funksionin e plotë të trajtimit të mbetjeve në vend nëpërmjet ngritjes së landfilleve rajonale, për menaxhimin e mbetjeve iner...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Sejko: Rënia e kursit lidhet me flukset e mëdha të euros, BSH s’mat paratë me origjinë të paligjshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu përgjigj interesit të bizneseve për rënien e euros, gjatë konferencës së sotme “E ardhmja e ekon...

17 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!