Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Haddad: Shqipëria po përparon me reformat, Franca mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

    Alarm në Britani, mijëra frigoriferë në supermarkete u rrezikuan nga sulmet e hakerave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Haddad: Shqipëria po përparon me reformat, Franca mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
    Politike

    Haddad: Shqipëria po përparon me reformat, Franca mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

    November 20, 2026

    Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad vlerësoi reformat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit.

    Haddad u shpreh se Shqipëria është ndër vendet kandidate që po shënojnë përparim në hartimin dhe zbatimin e reformave.

    “Ka shtete që po përparojnë me shpejtësi, duke hartuar dhe zbatuar reformat, veçanërisht Mali i Zi, por edhe Shqipëria. Kjo është shumë pozitive”, deklaroi ministri francez.

    Duke folur për procesin e integrimit, Haddad theksoi se integrimi gradual në politikat e Bashkimit Evropian nuk duhet të shihet si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë.

    “Ajo që propozojmë ne është që shtetet kandidate të mund të integrohen gradualisht në blloqe të caktuara politikash, si tregu i brendshëm, siguria e përbashkët apo energjia”, tha ai.

    Sipas Haddad, kjo qasje do t’u mundësonte vendeve kandidate të merrnin pjesë në diskutimet për politikat evropiane dhe të përfitonin konkretisht nga bashkëpunimi me BE-në, ndërsa vijojnë reformat e nevojshme për anëtarësim.

    Ministri francez nënvizoi gjithashtu rëndësinë gjeopolitike të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar kundër krijimit të hapësirave të pambuluara nga integrimi evropian.

    “Nuk mund të lëmë zona gri në zemër të kontinentit tonë, të hapura ndaj ndërhyrjeve apo destabilizimit nga fuqi të huaja armiqësore”, theksoi Haddad.

    Ai u shpreh se Franca mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar procesin si ribashkim të familjes evropiane.

    “Për mua, bëhet fjalë për ribashkimin e familjes evropiane. Është një domosdoshmëri gjeopolitike, veçanërisht në një kohë kur lufta është rikthyer në kontinentin evropian”, deklaroi ministri francez.

    Haddad e cilësoi integrimin e rajonit edhe si një mundësi ekonomike për thellimin e tregut të përbashkët evropian./ATSH

    franca përparon Reformat Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Haddad: Shqipëria po përparon me reformat, Franca mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

    November 20, 2026

    Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

    November 20, 2026

    Alarm në Britani, mijëra frigoriferë në supermarkete u rrezikuan nga sulmet e hakerave

    November 20, 2026

    Rriten në 500 kuotat e pranimit në programin e Patrullës së Përgjithshme

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.